Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Mercedes bën 1-2 në pole-position për garën e parë të sezonit, Verstappen e nis nga fundi

Skuadra e Mercedes ka konfirmuar sot në pistën e Melburnit se është ajo që ka përshtatur më së miri makinën me rregulloret e reja të Formula 1, duke vërtetuar dominimin e saj në provat zyrtare të Ccmimit të Madh të Australisë.

Xhorxh Rasëll ka marrë pole-position duke lënë pas krahëve shokun e skuadrës, Kimi Antoneli, me një diferencë prej 8/10 e sekondës nga vendi i tretë i cili mbahej nga Isak Haxhar me Red Bull. Kjo e fundit u desh të kufizonte dëmet pas eliminimit të bujshëm të Vershtapen që në pjesën e parë të kualifikueseve ku doli nga puista si pasojë e një problemi me frenat, që detyron holandezin të niset nga fundi.

Lëklerk shpëtoi nderin e Ferrarit, që e sheh gjithsesi veten shumë mbrapa në kohë, edhe pse me vendin e katërt në vijën e nisjes. Pas krahëve të pilotit të skuadrës italiane, renditen Piastri e Norris me makinat MekLaren e më pas Hemilton i cili u desh të kënaqej me vendin e 7.

Kësisoj, Mercedes tregoi se në një xhiro të vetme ka një diferencë të frikshme me ndjekësit. Por problemi kryesor i makinave në këtë sezon të ri është besueshmëria dhe 56 xhirot e garës së të dielës (ora 05:00), bëjnë që gjithçka të jetë në diskutim derisa të valëvitet flamuri për përfundimin e saj.

Related posts

“RONALDO BËRI MIRË QË IKU NGA ITALIA”/ Legjenda Matthaus: Barela është gjenial. Lautaro e meriton…

Delo.autor

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Pres një sfidë të vështirë ndaj një skuadre solide

Delo.autor

HISTORIKE/ Shqipëria dhe Kosova bëhen një në sport, krijohet liga e përbashkët

Delo.autor

Leave a Comment