Futboll Sport

“Buzëqesh” Sadiku/ Ekipi i madh turk i premton vend të sigurtë sulmuesit “kuqezi”

Sulmuesi kuqezi Armando Sadiku mund të jetë së shpejti pjesë e një ekipi të ri. Futbollisti që është pjesë e spanjollëvetë Levantes kërkohet nga ekipi turk Caykur Rizespor. Klubi e preferon në radhët e tij 27-vjeçarin, i cili nuk ka kaluar një kohë aspak të qetë në gadishullin iberik.

Transferimi i tij në Turqi do të jetë i vlefshëm për klubin nga Valencia pasi Sadiku do t’u sjellë në arkat e tyre 1 milionë €, ndërsa zyrtarët turq janë të gatshëm të kënaqin ëdo kërkesë të sulmuesit shqiptar. Sadiku nuk e ka gjetur veten në Spanjë pas gjysmë viti dhe një kalim në Turqi do t’i hapë rrugën drejt gjetjes së golave.

 

Related posts

Allan zgjat kontratën me Napolin deri në vitin 2023

Q.Autor

“PANUCCI NË FORMACION?” Etrit Berisha tallet keq për ish-trajnerin e Kombëtares (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI NË SPANJË/ Sadiku, Bare e Manaj bëjnë analizat për COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment