Formula 1 Sport

Red Bull dominon provat në Hockenheim, ndjekin Mercedes e Ferrari (RENDITJA)

Makinat Red Bull kanë dominuar dy sesionet e para të provave të lira të zhvilluar sot në pistën gjermane të Hockenheim, aty ku ditën e diel zhvillohet gara e radhës së Botërorit të Formula 1. Gjatë paradites, më i shpejti ishte Daniel Ricciardo, ndërsa gjatë pasdites dominoi Max Verstappen, që e ndali kronometrin në 1’13”085. Kjo kohë u dha me gomat ultrasoft, që pritet të jenë më të përdorura nga pilotët në këtë garë.

Pas holandezit u renditën dy pilotët e makinës Mercedes, me Lewis Hamilton që la pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas dhe më pas u klasifikuan dy makinat Ferrari, me Sebastian Vettel që u rendit para Kimi Raikkonen. Një paraqitje të mirë bënë edhe dy makinat Haas, me Grosjean e Magnussen, respektivisht në vendet 6-7, ndërsa zhgënjeu makina McLaren, me Fernando Alonso që u klasifikua në vendin e 17-të (probleme në sesionin e dytë për Ricciardo, i 13-ti).

Related posts

MENDON PËR SEZONIN E RI/ E ka trajnuar më parë, Gasperini kërkon tek Atalanta ish-lojtarin e Interit…

Delo.autor

KUQEZI që në FËMIJËRI/ Shikoni si ka qenë i vogël TALENTI më i ri i MILANIT (FOTO)

Isa.Autor

Roman Abramovich u bën ëndrrën realitet fëmijëve të sëmurë rëndë

Sadik.Autor

Leave a Comment