Formula 1 Sport

Ricciardo penalizohet me 20 pozicione, do ta nisë garën nga vendi i fundit

Piloti australian Daniel Ricciardo do ta nisë garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, që zhvillohet ditën e diel në pistën e Hockenheim nga vendi i fundit. Mekanikët kanë bërë disa ndryshime në makinë, që e penalizojnë me 20 pozicione, çkam do të thotë se pavarësisht rezultatit nesër në provat zyrtare, piloti i Red Bull do ta nisë garën nga vendi i 20-të.

Para fillimit të provave të lira, Red Bull ka komunikuar se ka ndryshuar “poëer unit” të makinës së pilotit australain, baterinë dhe çentralinën elektronike, që në total e penalizojnë me 20 pozicione Daniel Ricciardo, fitues i dy garave këtë sezon. Ky është motori i dytë që australiani ndërron këtë seozn, pasi synon që të ketë një makinë kompetitive në garën e Hungarisë, pas një jave.

Related posts

Emmanuel Boateng: Dëshiroj të luaj për skuadrën e Manchester United

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri. Rezultati 3-0

Delo.autor

“PUBLIKU KUJTON ENDE INCIDENTET…”/ Serbia zbulon vendimin e veçantë të FIFA-s për ndeshjen me Shqipërinë

F.autor

Leave a Comment