Futboll La Liga Sport

PROBLEMI I PORTIERIT/ Nëse nuk vjen Courtois, Real Madrid ka një plan “B”

Real Madrid, pavarësisht nga ardhja e të riut Lunin, është ende në kërkim të një portieri që të marrë vendin e Keylor Navas. Favoriti kryesor mbetet Thibaut Courtois, pasi edhe Chelsea është vënë në kërkim të një zëvendësuesi.

Në rast se Real Madrid nuk do të arrijë të marrë belgun, atëherë “The Sun” shkruan se alternativa e “Los Blancos” është Hugo Lloris. Edhe t’i marrësh Tottenham portierin francez nuk është e lehtë, pasi “spurs” duan rreth 70 milionë euro.

Pavarësisht nga gafa në finalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë, Hugo Lloris mban statusin e një prej portierëve më të mirë të planetit.

Numri 1 i Tottenham ka përfunduar në librin e shënimeve të Real Madrid, si plan “B” nëse nuk marrin Courtois.

Related posts

BARAZIM DRITHËRUES ME POLEMIKA/ Laçi shtang “Bardheblutë” paS 99 minutash

Delo.autor

EVERTON-MANCHESTER CITY/ Guardiola kërkon fitoren për t’i rrëmbyer “Të Kuqve” vendin e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Trajneri, lojtari dhe goli i muajit: Premier League shpërndan çmimet e gushtit

Isa.Autor

Leave a Comment