Futboll Sport

U largua së fundmi nga Partizani/ Sulmuesi “burgos” veten me kalimin tek Teuta

Vetëm pak orë më parë u konfirmua largimi i Gerhard Prognit nga Partizani dhe menjëherë më pas konfirmimi i këtij të fundit te Teuta. Lëvizja e zhvilluar brenda një kohe të shkurtë, lë të kuptohet se 31-vjeçari i ka patur të qarta qëllimet dhe se pas largimit nga të kuqtë, ka ditur mirë adresën e re.

Me kalimin te Teuta, Progni i heq shansin vetes të ketë mundësi të ndryshojë skuadër të paktën deri në verëne vitit 2019, kjo për faktin se ka plotësuar numrin e skuadrave brenda një sezon që një lojtar mund të aktivizohet.

Aktivizimi me Partizanin në Europë dhe aktivizimi në dy javët e para të kampionatit me këtë skuadër, tropojani i heq vetes mundësinë për të bërë një lëvizje të mundshme në merkaton e janarit. Me kalimin te durrsakët, ai “burgos” veten minimumi për një vit duke mos shpresuar për një ndryshim në rast se ka një ofertë të mirë nga një tjetër skuadër.

Related posts

CHAMPIONS/ Trekëndëshi Messi-Fati-Coutinho dhuron spektakël, Barcelona zbavitet (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NË ITALI/ Intervistoi yllin e ri të Romës, gazetari kërcënohet me…

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E JUVENTUS/ Ky klub i Serie A është i duhuri për Higuain

Delo.autor

Leave a Comment