Futboll Sport

Shqipëria luan me Izraelin/ Një vizitor special ndjek kuqezinjtë në stadium

Për pak minuta në “Elbasan Arena” pritet të fillojë ndeshja, Shqipëri-Izrael. Mes një atmosfere të vakët dhe pa shumë mbështetës, kuqezinjtë mbrëmjen e sotme do të kenë edhe një tifoz të veçantë. Bëhet fjalë për ish-trajnerin, Gianni De Biasi. Tekniku italian është parë të futet në stadium vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes dhe do ta njek përballjen nga tribuna vip.

Herën e fundit që Izraeli erdhi për të luajtur në Shqipëri, De Biasi ishte në stolin e kombëtares kuqezi.

Tekniku italian u largua nga drejtimi i përfaqësues shqiptare pikërisht pas fitores 0-3 në izrael, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror, “Rusi 2018”. De Biasi gjithashtu është parë në hyrje të “Elbasan Arena” me presidentin e FShF-së, Armando Duka.

Nuk dihet nëse kjo prani e De Biasit në stadium në prag të kësaj ndeshje mund të shërbejë si presion për trajnerin aktual të Shqipërisë, Panucci. Vlen të kujtojmë se Gianni De Biasi nuk është në drejtimin e asnjë skuadre për momentin.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Kaos me biletat për super sfidën Tirana-Partizani, studentët mbajnë “peng”… stadiumin

Delo.autor

Objektivi i Real Madridit: Jam shumë i lumtur në Tottenham

Sadik.Autor

U TRANSFERUA TEK BARCELONA/ Griezmann: Do të jetë e lehtë të luash me…

Delo.autor

Leave a Comment