Futboll Sport

DESCHAMPS PËRKRAH SULMUESIN/ Na duhet shumë, është kritikuar padrejtësisht

Didier Deschamps përshëndeti Olivier Giroud, që i dha fund thatësirës së tij të golit, teksa sulmuesi shënoi dhe i siguroi kombëtares së tij fitoren 2-1 ndaj Holandës, në Ligën e Kombeve. 31-vjeçari është tani golashënuesi më i mirë i Francës në histori, me 32 gola në emër të tij, ndërsa trajneri Deschamps e vlerësoi ngrohtësisht si një interpretues vetëmohues.

“Unë jam shumë i lumtur për Olivier Giroud, – tha trajneri i kampionëve të botës. – Ai është shumë i dobishëm për ne dhe na ka dhënë fitore. Giroud shpesh kritikohet padrejtësisht. E përsëris, ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën, na duhet shumë”.

“Stade de France” mundi të shijojë fitoren në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi, pas triumfit të “gjelave” në Botërorin e Rusisë. “Ka një atmosferë të mrekullueshme, që do të vazhdojë, – shtoi Deschamps. – Ishte ndeshja e parë në “Stade de France”, pas Kupës së Botës. Duke pasur këtë mbështetje nga të gjithë njerëzit e pranishëm, ne e kishim për detyrë të fitonim. Tifozët besoj se e shijuan atë”.

Related posts

“NGA SHIU NË BRESHËR”/ Ndalet edhe Gattuso, ekipi i përgjysmuar kundër Genoas

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ NEYMAR TURPËRON shokun e ekipit në stërvitjen e Brazilit, ja reagimi i tij (VIDEO)

Isa.Autor

PLANIFIKON GODITJE NË VERË/ Inter do dy yjet e rivalëve, në qershor mund të marrë njërin

Delo.autor

Leave a Comment