Futboll Seria A Sport

U KAP ME DOPING/ Gjykata jep vendimin PËRFUNDIMTAR për sulmuesin ITALIAN

Xhuzepe Rosi me sa duket mund të marrë frymë lirisht. Gjykata agjencisë kombëtare të dopingut ka dhënë lajmin e mirë për italian, ku ka vendosur vetëm ta paralajmërojë Rosin.

Ish-sulmuesi i kombëtares Italiane, u akuzua për doping në një test që i ishte bërë në 12 maj, kur ky i fundit luante për Xhenoan. Pas sfidës Xhenoa-Benevento, Xhuzepe Rosi u nënshtrua testit anti-doping.
31-vjeçari, i cili tashmë është pa ekip, mund të fillojë kërkimet për të rinisur karrierën, pasi vërtetoi pafajsinë e tij.

Gjithashtu Rosi ka postuar dhe në llogarinë e tij në “Twitter”, ku ka shprehur dhe lehtësimin që ai ka kaluar pas vendimit të gjykatës.
“Sot ka përfunduar një makth 4-mujor! Tani dua të mendoj vetëm për futbollin dhe të vazhdoj të bëj atë që dua më shumë se çdo gjë tjetër”, ka përfunduar italiani.

Related posts

HIDHET SHORTI/ Grup “ferri” për Inter, ja me kë ndeshen “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

THYHET MË NË FUND MAN.CITY/ Arteta nuk e fsheh gëzimin: Mposhtëm ekipin më të mirë në botë

F.autor

LIVERPOOL-ARSENAL/ 2 gola për 3 minuta. Ndizet super sfida mes “të kuqve” dhe “Topçinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment