Formula 1 Sport

SHEFI I MERCEDES TOTO WOLFF/ Hamilton, piloti që bën diferencën në Formula 1

Shefi i maikës Mercedes, Toto Wolff, u shpreh se piloti britanik Lewis Hamilton ka një përqindje të madhe në triumfin e makinës gjermane këtë sezon. Sipas tij, këmbëngulja e britanikut dhe aftësitë e tij në pistë bëjnë diferencën në këtë sport, sidomos në momentet vendimtare, ku rivaliteti ishte shumë i madh.

Ndonjëherë garat janë të ekuilibruara e diferencën e bëjnë detajet e vogla. Ndonjëherë mund të ndodhë që edhe strategjitë të luajnë rolin e tyre, por këtë sezon ai që bëri më shumë diferencën është Hamilton. Ajo që ai bëri në pistë ishte diçka e jashtëzakonshme, duke i dhënë titullin e pestë kampion dhe Mercedes kryesimin”, tha Wolff.

Më tej, shefi i makinës gjermane tha: “Me një pilot si ai është kënaqësi të punosh dhe ne përpiqemi t’i japim një makinë sa më të mirë. Këmbëngulja e tij në mjaft gara ka bërë diferencën, duke i dhënë fitoren e vuri në vështirësi rivalët, ndaj e meritoi titullin”.

Related posts

ZIDAN E INJOROI/ Isko hakmerret ndaj trajnerit të tij. Bën “nxehmje” për…flokët

Delo.autor

SERIE A/ Trajneri i Atalanta: Strakosha madhështor, na mohoi fitoren

Sadik.Autor

Pelé: Neymar ishte hija e Messi-t te Barça!

Sadik.Autor

Leave a Comment