Formula 1 Sport

RAIKKONEN REAGON PËR SITUATËN NË F 1/ Dënime më të ashpra për pilotët që shkaktojnë aksidente

“Është e rëndësishme që të rishihet i gjithë sistemi aktual i penalitetit të pilotëve që shkaktojnë gabime apo aksidente në garë. Shpesh ato nuk janë të njëjta nga një garë në tjetrën, duket sikur merren rastësisht”, u shpreh Kimi Raikkonen, që kërkon një uniformitet dhe masa më të rrepta në të ardhmen në Formula 1.

Ndaj, piloti finlandez i Ferrarit, kërkon dënime më të ashpra nga komisarët e pistës. “Nëse ata do të ishin më të ashpër në vendimet e tyre në disa gara, nuk do të kishim nevojë për një sistem kaq kompleks. Mjafton vetëm që të jemi të ashpër atëherë kur duhet dhe jo të japim penalitete të vogla herë pas here”, tha Raikkonen.

Related posts

TRAGJIKE NË URUGUAJ/ Thellohet bilanci i vetëvrasjeve, një tjetër ish-futbollist i jep fund jetës

Delo.autor

​ISH-YLLI ARGJENTINAS/ Oscar Ruggeri: Kur iu bashkova ekipit River, ma dogjën…

Isa.Autor

TURNEU I SKOCISË/ Atleti 20-vjeçar suedez fluturon 6.18 metra dhe vendos rekord botëror

Delo.autor

Leave a Comment