Jashtë fushe fiton edhe skuadra e CSKA Moskë, që mundi 93-79 Bayern në Mynih, në një ndeshje të dominuar nga miqtë. Basketbollistët rusë patën epërsi gjatë gjithë kohës dhe e merituan fitoren, që erdhi nga duart e Higgins, autor i 18 pikëve. Kjo është fitorja e shtatë e CSKA-së në po kaq takime të luajtura, duke ndarë kryesimin e Euroleague së bashku me Real Madrid, me nga 14 pikë secili. Nuk zhgënjen skuadra turke e Anadolu Efes, që para fansave të saj mundi 78-62 grekët e Panathinaikos, sfidë e dominuar nga vendasit. Për Efes u dallua Beaubonis me 19 pikë.
Euroleague – Raundi i 7-të
Darussafaka Stamboll – Armani Milano, 92-98
Buducnost – Victoria Gasteiz, 99-84
Olympiacos – Fenerbahce, 72-73
Real Madrid – Khimki Moskë, 79-74
Anadolu Efes – Panathinaikos, 78-62
Zalgiris Kaunas – Barcelona, 85-88
Baryern Mynih – CSKA Moskë, 79-93