Basketball Të tjera

NBA/ Toronto komandon në Lindje, Washington ndal hovin e Clippers

Toronto ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 93-91 ndaj Orlando në sekondat e fundit. Një përballje emocionuese dhe me rivalitet mes dy ekipeve, ku në periodën e fundit loja ishte shumë dramatike. Fournier realizoi 27 pikë për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për kanadezët u dallua Leonard me 18 pikë.

Me vështirësi fiton edhe Portland, që mundi 118-114 neë York jashtë fushe. Miqtë zhvilluan një period të katërt të shkëlqyer, duke përmbysur nju-jorkezët që ishin afër fitores, por gabuan në fund. McCollum me 31 pikë e Lillard me 29 ishin dy liderët në fushë për Portland.

Humbje e papritur për Clippers, që pas 5 fitoresh ndalin hapin e tyre. Washington fitoi 125-118 ndaj ekipit kalifornian një ndeshje e dominuar nga vendasit, ku Wall realizoi 30 pikë e Beal 27, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Harris për Clippers. Fiton edhe Brooklyn, që mundi 104-92 Miami, sfidë me luhatje nga të dyja ekipet, me Russell që realizoi 20 pikë për miqtë (52 pikë erdhën nga lojtarët e stolit).

NBA – Rezultatet

Orlando – Toronto, 91-93

Washington – Clippers, 125-118

Miami – Brooklyn, 92-104

New York – Portland, 114-118

Related posts

15 MILION DOLLARË PËR TU NDESHUR SËRISH ME McGREGORIN/ Khabib “SHOKON” me vendimin e tij

Isa.Autor

NBA/ LA Lakers humbasin me Donçiç në parket, Cleveland ‘thyejnë’ Bullsat! Sukses për Denver dhe Miamin

F.autor

“WIMBLEDON”/ Tenisti Federer në çerekfinale, eliminohen Zverev dhe “baby Gauff”

Delo.autor

Leave a Comment