Të tjera

“TOKIO 2020″/ Flaka olimpike do të nisë rrugëtimin nga një vend i veçantë

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë deklaruar  se rrugëtimi i flakës olimpike do të nisë nga nje vend i veçantë, nga qyteti i Fukushimës. Ky qytet dhe zonat përreth tij, në vitin 2011 u goditën nga një tërmet i fuqishëm e më pas nga një tsunami, duke krijuar edhe një katastrofë nukleare, për shkak se në atë zonë ndodhet një central i madh bërthamor.

Viktimat ishin të shumtë dhe ato ditë ishin të vështira për Japoninë, ndaj organizatorët kanë vendosur që rrugëtimi i pishtarit me flakën olimpike të nisë nga ky qytet. Flaka olimpike do të ndizet, si gjithnjë, në Athinë dhe më 26 mars të vitit 2020 do të mbërrijë në Japoni. Dhe rrugëtimi i saj do të nisë nga qyteti i Fukushima.

“Për ne ky është një moment i veçantë dhe duam të kujtojmë se jemi pranë këtyre njerëzve. Në fund të fundit, ky është edhe mesazhi që përcjell ky event olimpik”, thanë organizatorët e këtij eventi. Flaka olimpike do të udhëtojë më pas për 121 ditë në qytetet e Japonisë, për të mbërritur në Tokio më 24 korrik, ditën që nisin Lojërat Olimpike (24 korrik-9 gusht 2020).

Related posts

E VEÇANTË/ Edhe të verbërit dinë si të luajnë shah, nis kampionati kombëtar i 18-ë në Tiranë

Isa.Autor

VOLEJBOLL/ “Çmendet” Partizani, siguron pasuesen e kombëtares amerikane

Delo.autor

NIS PËRGATITJET PËR EUROPIANIN/ Peshëngritësi Qerimaj: Gara është shumë e fortë, por duke parë…

Delo.autor

Leave a Comment