Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME TEK CHELSEA/ Jorginho dhe ato lutje para ndeshjeve…

Ka zbarkuar në Londër verën e kaluar me kërkesë të trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri, i cili e ka patur nën urdhrat e tij te Napoli. Dhe Jorignho është një titullar i pazëvendësueshëm në radhët e skuadrës londineze, edhe pse në javët e fundit ka marrë disa kritika.

Para ndeshjes me Newcastle, të fituar 2-1 nga Chelsea, braziliani ka zbuluar ritualin që bën para ndeshjeve: lutet për shokët e skuadrës dhe për kundërshtarët.

“Më pëlqen të lutem para ndeshjeve, për të falënderuar Zotin për gjithçka dhe për t’i kërkuar që askush të mos dëmtohet”, ka thënë ish-mesfushori i Napolit.

Në vazhdim ai ka zbuluar edhe ritualet e shokëve të skuadrës: “Ka nga ata që futen në fushë me një këmbë të caktuar, ose ata që nuk duan të prekin vijat e fushës, edhe gjatë ndeshjes”, ka thënë Jorginho.

Related posts

CHAMPIONS/ Juventus siguron kualifikimin me përmbysje në frymën e fundit

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Rey MANAJ i shënon Levantes, por Albacete dorëzohet te penalltitë (VIDEO)

Isa.Autor

KATEGORIA E PARË/ Pogradeci dhe Apolonia ndalin pretendentët e Vorës dhe Besës, viti 2024 mbyllet me surpriza

F.autor

Leave a Comment