Futboll Seria A Sport

I KËNAQUR PËR LOJËN E EKIPIT/ Allegri zgjedh më të mirët pas fitores kundër Bolognas

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, është shprehur i kënaqur për lojën e bërë nga skuadra e tij në takimin e fituar 2-0 kundër Bologna-s, që i ka dhuruar bardhezinjve kalimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Këto kanë qenë fjalët e tij për “Rai Sport”:

– Mision i përmbushur, i kënaqur për gjithçka? 

“Për atë që kemi bërë në fushën e lojës dhe për kualifikimin. Ndeshja me Bologna-n nuk ishte e lehtë, veçanërisht pas pushimeve”.

– Ndeshja e Milan-it ka shkuar me shtesë…

“Sfida me  kuqezinjtë do të jetë një ndeshje teke. Kemi humbur dy herë me penallti atje, shpresojmë të fitojmë”.

– I kënaqur me Spinazzola dhe Kean?

“Kean shënon gjithmonë. Duhet të rritet akoma, por ka luajtur mirë. Ashtu si Spinazzola pas dëmtimit”.

– Edhe Bernardeschi ka luajtur mirë.

“Federico, ashtu si Douglas Costa, janë në një formë të mirë fizike dhe psikologjike. Do të jenë shumë të rëndësishëm pas dëmtimit të Mandzukic”.

Related posts

Gabigol: Do të kthehem shpejtë në Inter

Q.Autor

MARCELO E THOTË “COPË”/ Nëse lojtari më i mirë në botë LARGOHET, noramle që s’ka…

Isa.Autor

LIVE/ Luhet ndeshja e kthimit në turin e parë të Championsit, Shkëndija-Nomme Kalju. Nis Sfida

Delo.autor

Leave a Comment