Boks MMA

YLLI I “UFC” I BASHKOHET “LUFTËS”/ Diaz i del në krah McGregor-it duke “thumbuar” Khabib me një prapaskenë interesante

Gjatë dy ditëve të fundit, ish-kampioni i peshës së lehtë në UFC Conor McGregor dhe kampioni në fuqi Khabib Nurmagomedov kanë sulmuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Dhe tani, një tjetër yll i UFC i është bashkuar luftës, ai është Nate Diaz, i cili është ndeshur dy herë me luftëtarin irlandez.

Diaz ka thumbuar Khabib pasi rusi kishte postuar një video duke u tallur me McGregor.

“Do të jetosh gjithë jetën me këtë turp,” ka shkruar Khabib në Twitter, duke i kujtuar McGregor fundin e ndeshjes së tyre tetorin e kaluar.

Ndërkohë Diaz i është përgjigjur: “Unë të godita me shpullë në sy të shokëve të tu dhe ju s’bëtë asgjë…Jeto me këtë more frikacak.”

Diez nuk është ndeshur që prej gushtit të vitit 2016, kur u mposht nga McGregor. Ai pritej të rikthehej në kafaz ndaj Dustin Poirier në UFC 230 të nëntorit, por ndeshja u anulua për shkak të dëmtimit të Poirier.

Related posts

“UNË DO T’I DËRRMOJ…”/ Conor McGregor shpërthen kundër Neymar, ja kërcënimi i boksierit

Delo.autor

Rivali turk nuk e “kapërdin” humbjen, KETA i plotëson dëshirën kundërshtarit

Isa.Autor

E BUJSHME/ Sulmohet me armë zjarri dhe dorezë të hekurt ish-boksieri shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment