Futboll Sport

“KA BËRË GABIME POR DËSHIRON TË RRIJË”/ Ançeloti i vë vulën çështjes së Hysajt

Emri i Elseid Hysajt ka qenë ndër më të lakuarit në javët e fundit në mediat italiane pasi është diskutuar se lojtari është i pakënaqur nga mosaktivizimi te Napolit dhe dëshiron të largohet.

Ky ka qenë qëndrimi i menaxherit të tij i cili e ka shprehur publikisht, ndaj ishte e natyrshme që pas ndeshjes së parë zyrtare të vitit, trajneri Karlo Ançeloti të pyetej rreth kësaj teme.

Trajneri ka pranuar se ka pasur një takim me lojtarin dhe e ka mbrojtur atë nga kritikat pjesërisht, duke pranuar se kishte bërë gabime me Sasuolon.

Gjithsesi, ai konfirmoi se Hysaj dëshironte të vazhdonte si pjesë e Napolit dhe jo të largohej.

“Hysaj ka bërë një ndeshje të mirë, me ndonjë gabim dhe ndonjë gjë të mirë njëkohësisht.

Çështja Hysaj është menaxhuar qartësisht, kishte një mbledhje mes palëve, ai dëshironte që të rrijë me.

Ne e vlerësojmë, por pastaj në një sezon ka luhatje të vazhdueshme.

Ai dhe menaxheri i tij mendoj se janë shumë të lumtur”, tha trajneri i Napolit.

Related posts

NGACMOI MODELEN NË “INSTAGRAM”/ Ja dënimi që merr Federata Egjiptiane për futbollistin 25-vjeçar

Delo.autor

SKEMA DHE ALLEGRI BEZDISIN YJET/ Chiesa e Vlahovic me “valixhe në duar”

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Oferta 4 milionë euroshe dhe Premier League frikësojnë Milan-in për mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment