Futboll Seria A Sport

“NGA SHIU NË BRESHËR”/ Ndalet edhe Gattuso, ekipi i përgjysmuar kundër Genoas

Superkupa e Italisë do t’i kushtojë një ndeshje skualifikim Rino Gattusos. Kjo është masa e marrë nga gjykatësi sportiv për shkak të fyerjeve që trajneri i Milan-it i ka drejtuar arbitrit në fundin e ndeshjes me Juventus-in.

Kështu, trajneri i Milanit do të duhet ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e ardhshme që kuqezinjtë do të luajnë të hënën në kampionat kundër Genoa-s në transfertë.

Në këtë takim do të mungojnë edhe Kessie, i ndëshkuar me karton të kuq në Jeddah, Romagnoli dhe Calabria, për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Është skualifikuar për një ndeshje edhe Pjanic, që nuk do të luajë kundër Chievos për shkak kartonësh.

Duhet sinjalizuar edhe skualifikimi deri më 4 shkurt për mjekun e Milanit, Mario Brozzi, “sepse është dëgjuar nga arbitri duke thënë fjalë fyese dhe denigruese”, lexohet në vendimin e gjykatësit sportiv.

Related posts

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Juventus gati të sakrifikojë yllin në këmbim të talentit 19-vjeçar

Delo.autor

“PSG-JA IME MË E MIRË SE KJO E POCHETTINOS”/ Ibrahimovic: Ja çfarë nuk më pëlqen te Mbappe

Delo.autor

NDESHJA NDAJ ATLETICO MADRID/ Valverde me kritika: S’më pëlqen formati, nuk mendoj se…

Delo.autor

Leave a Comment