Futboll Ligue 1 Sport

ANCELOTTI MBYLL KONTAKTET ME PSG/ Francezët blejnë një të “panjohur” për…

Napoli i ka mbyllur çdo mundësi PSG-së për të marrë shërbimet e mesfushorit Allan. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe sot trajneri Carlo Ancelotti, i cili tha se braziliani nuk do të largohet nga Seria A.

Në këtë situatë drejtuesit e PSG kanë hyrë në kontakt të thelluar me Zenit, me të cilët ka gjetur akordin për të marrë shërbimet e Leandro Paredes. Fillimisht, mesfushori argjentinas u kërkua me ngulm nga Chelsea, por oferta prej 34 milionë euro u refuzua nga klubi rus.

Për këtë, kampionët e Francës u detyruan të rrisin ofertën dhe ta çojnë në shumën e 40 milionë eurove që shkojnë menjëherë në arkën e Zenit, dhe 5 të tjera që do të jenë në formën e bonuseve.

Një shpenzim goxha i lartë për një lojtar që u largua nga Italia për në Rusi dhe nuk ka qenë në nivelin ku të gjithë presin, apo të justifikojë shumën që po shpenzohet për të. Aq me tepër që vlera e tij në Transfermarket llogaritet në 25 milionë euro.

Related posts

MBYLL KARRIERËN E TIJ PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Low: E ardhmja? Duhet kohë për të krijuar…

Delo.autor

“Pseudonimi “Hyjnori”? Ata donin thjesht të talleshin me mua”

Sadik.Autor

Ronaldo ua mbyll gojën mediave për Irinën

Sadik.Autor

Leave a Comment