Futboll Sport

POLICIA MBYLL KËRKIMET PËR AVIONIN E ZHDUKUR/ Mesazhi rrënqethës i motrës së Sala: Ju përgjerohem, postoni…

Ditën e djeshme, policia e Guernsit vendosi të mbyllte kërkimet për aeroplanin e zhdukur ku gjendej edhe futbollisti argjentinas Emiliano Sala. Në pamundësi për të gjetur gjurmë prej tij, ata kanë publikuar një njoftim që kërkimet janë mbyllur dhe se gjasat për shpëtimin e Salas dhe pilotit janë pothuajse të pamundura.

Por, ditën e sotme, nëpërmjet një videomesazhi, është motra e tij që i bën thirrje të gjithëve, të bashkohen që kërkimet të vazhdojnë. Ajo duket tepër e dëshpëruar, dhe kërkon ndihmën e të gjithëve, që të çojnë që kërkimet për vëllain e saj të vazhdojnë.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam Romina Sala, e motra e Emilianos. Ju kërkoj të gjithëve, ju lutem, të ndihmoni me ndonjë postim në rrjetet sociale, me ndonjë status apo foto, të kërkoni që të vazhdojnë kërkimet. Duhet ta gjejmë atë, më jepni forcë, ju lutem. Më ndihmoni, ai është gjallë! Ju përgjërohem më ndihmoni.” – shprehet e motra e sulmuesit të zhdukur, Emiliano Sala.

Related posts

“EL CLASICO” PËR NEYMAR/ Largohet nga PSG në fund të sezonit

Isa.Autor

Orë ZJARRI për Jose Mourinho, mes SHPRESËS dhe DRITHËRIMAVE të SHAKRKIMIT

Isa.Autor

PSG: Mbappe nuk ka dëmtim të rëndë, gati për ndeshjen kundër Real Madrid-it

Q.Autor

Leave a Comment