Futboll Seria A Sport

“PËR MËNYRËN SI…”/ Hernan Crespo zbulon cilësinë më të mirë të “PISTOLETËS POLAKE”, e krahason me…

“Për mënyrën si gjuan dhe si shmang mbulimin e kundërshtarit, më kujton shumë Shevchenko-n”. Ky është mendimi i Hernan Crespo për Krzysztof Piatek, sulmuesi i ri i Milanit që ka bërë për vete “San Siro-n” (dhe jo vetëm) pas dygolëshit që eliminoi Napolin në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Ish-sulmuesi argjentinas, që ka luajtur me Shevan në sezonin 2004-05, ka dhënë mendimin e tij për polakun.

– Çfarë ju befason më shumë nga Piatek?

“Lehtësia me të cilën gjen portën. Nëse e keni vënë re, ai nuk pret asnjë sekondë, nuk i jep kohë mbrojtësit për të ndërhyrë. E ka kuadratin e portës në mendje, nuk ka nevojë ta shikojë: gjuan fort dhe me saktësi. Golat kundër Napoli-t janë një tregues i qartë”.

– Gattuso, me të cilin keni luajtur, e ka krahasuar me Tomasson. Jeni dakord? 

“Tomasson ishte shumë i aftë në ndihmën që i jepte mesfushorëve dhe krijimin e hapësirave për shokun e sulmit, por nuk ishte një finalizues i madh. Për mendimin tim, duke parë si gjuan dhe si shmang mbulimin e mbrojtësve, më kujton shumë Shevchenko-n”.

– Disa thonë se Piatek është Crespo i ri. 

“E shikoj pak veten tek ai, edhe pse dua ta ndjek me më shumë vëmendje. Mendoj se jemi të ngjashëm fizikisht, duhet ta vlerësoj sa i fortë është me kokë. Shevchenko, i cili ishte një fenomen, kishte karakteristika të ngjashme me ato të Piatek: ishte vrasës në kundërsulm, nuk mund t’ia merrje topin, ishte i fuqishëm dhe kishte një shpejtësi në ekzekutim që rrallëherë e kam parë”.

Related posts

Vettel reflekton dhe kërkon që të gjejë fajtorët për garën e Spanjës

Sadik.Autor

DUAN TË SURPRIZOJNË/ Trajneri i Kosovës publikon listën për LIGËN E KOMBEVE (FOTO)

Isa.Autor

NUK DO TA BESONI/ Milan po kërkon sulmues, Leonardo përgatit rikthimin e bujshëm

Isa.Autor

Leave a Comment