Futboll Seria A Sport

NDESHJA NDAJ PARMËS/ “Zikaltërve” i duhet fitorja, ja dy dyshimet e Spallettit me formacionin

Inter duhet të kthehet menjëherë te fitorja. Dy humbjet radhazi të pësuara në kampionat kanë vënë në diskutim edhe kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk mund të gabojë kundër Parma-s dhe trajneri italian po punon këto ditë për të hedhur në fushë një ekip që do të mund të sigurojë tri pikët.

Mësohet se tekniku i milanezëve ka disa dyshime në lidhje me formacionin. I pari ka të bëjë me krahun e djathtë të mbrojtjes, ku D’Ambrosio duket se ka një avantazh të lehtë ndaj blerjes së re Cedric.

Pjesa tjetër e mbrojtjes që do të pozicionohet para Handanovic duhet të përbëhet nga Asamoah, gati për t’u kthyer në krahun e majtë pasi i la vendin Dalbert kundër Bolognas, dhe nga DeVrij-Skriniar në qendër.

I vetmi emër i sigurt në treshen e mesfushës është ai i Brozovic, në krah të të cilit mund të aktivizohen Joao Mario dhe Nainggolan. Për sa i takon sulmit, ka   shumë mundësi që të rikuperohet Keita.

Duke marrë parasysh skualifikimin e Politanos, në krah të Icardit, emri i dytë i sigurt për trajnerin, duhet të luajnë Candreva dhe Perisic.

Related posts

KA CILËSI/ Chelsea refuzon 61 milionë euro nga Barcelona për Willian

Isa.Autor

Përmbysjet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve

Q.Autor

KAOS TOTAL/ FSHF fsheh gjyqet, asnjë njoftim për DHZK-në që prej muajit mars

Isa.Autor

Leave a Comment