Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Simeone “ndërton” formacionin për të mposhtur “Zonjën e Vjetër”, mungon…

Atletico Madrid është trajnuar mëngjesin e së hënës, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme kundër Juventusit në Champions. Një seancë, në të cilën trajneri Diego Simeone është munduar t’i fshehë kartat e tij, por jo mungesën e Diego Costa.

Hispaniko-braziliani ka mbetur sërish në “infermieri”, i pamundur për të dhënë kontributin e tij kundër bardhezinjve, (të mërkurën, me start orën 21:00, në “Wanda Metropolitano”), ndërsa Griezmann dhe Morata do të formojnë duetin e sulmit “rojiblanco”. Juanfran po shfaqet, gjithashtu, si një nga risitë e formacionit, duke balotazhin me Arias.

Synimi është për të formuar një mbrojtje, që me humbjen e Lucas, duket e kufizuar. Giménez dhe Godín pritet të luajnë në qendër të mbrojtjes së Atletico Madrid, Filipe në anën e majtë dhe Savic do të prësë shansin nga stoli.

Së fundi, në qendër të fushës: Saul, Rodrigo, Thomas dhe Koke po vrapojnë për të qenë startues ndaj Juventusit, megjithëse Lemar, po ashtu, mori pjesë në provat e formacionit titullar të supozuar.

Related posts

MILAN-INTER/ Tifozët e “Kuqezinjve” dhe Zikaltërve” pushtojnë rrugët. Shikoni çfarë ndodh para ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

ZHGËNJIMI NË KUPAT E EUROPËS/ Shkëndija mendon për pasardhësin e Gjokës, ja 2 kandidatët…

Delo.autor

WENGER GATI T’I RIKTHEHET FUTBOLLIT/ Pritet të bëhet president i klubit të njohur francez…

Delo.autor

Leave a Comment