Futboll Premier League Sport

VENDIMI PËR TË ARDHMEN E TRAJNERIT/ Ja çfarë duhet të bëjë Sarri për të shpëtuar stolin

Chelsea duhet të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Manchester City-t në finalen e Carabao Cup në mënyrë që Sarri të vazhdojë punën e tij në Samford Bridge.

Sipas The Guardian, Sarri do të jetë trajneri i The Blues në ndeshjen e radhës ndaj Malmo-s të enjten.

Chelsea ka fituar 2-1 ndeshjen e parë, por gazeta paralajmëron se një tjetër disfatë ndaj Qytetarëve do të çonte në shkarkimin e tij.

Chelsea është mposhtur 6-0 nga skuadra e Pep Guardiola-s në fillim të shkurtit dhe në ndeshjen e FA Cup, të humbur ndaj Manchester United 2-0 të hënën, tifozët kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Vendimi për të ardhmen e ish-trajnerit të Napolit do të merret nga pronari Roman Abramovich, megjithëse rusi nuk ka parë asnjë ndeshje të këtij sezoni nga shkallët e stadiumit.

Related posts

PËRDORI FJALË RACISTE NDAJ MIKUT TË TIJ/ Ngrihet akuza ndaj yllit Cavani. Ja dënimi që mund të marrë… (FOTO)

Delo.autor

REAL MADRIDI THELLON SHIFRAT/ Shënohet goli nga kapiteni Ramos (VIDEO)

Isa.Autor

MERRET VENDIMI/ Ja ku do të luhet sfida Tirana-Skënderbeu

Delo.autor

Leave a Comment