Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E FRANCEZIT NË DILEMË/ Bakayoko zgjedh skuadrën ku do të luajë

Mesfushori francez Tiemoué Bakayoko ka një kontratë me skuadrën e Chelsea, por luan në formë huazimi me Milanin. Të dyja skuadrat kërkojnë ta kenë në radhët e tyre 24-vjeçarin, që ka thënë se për sezonin e ardhshëm e ka bërë zgjedhjen e tij.

“Kam një kontratë me Chelsea, kjo është e vërtetë. Por ndihem mirë te Milani dhe preferoj që të vazhdoj të luaj këtu edhe sezonin tjetër. Kush shprehet se Milani nuk është më një ekip i madh, si dikur, gabon”, u shpreh Bakayoko.

Më tej, francezi shton: “Mjafton të shihni historinë e Milanit për të kuptuar se unë jam në një ekip të madh. Kur mbërrita në Milanello u mahnita nga historia e kuqezinjve, fotografitë dhe trofetë. Ndaj dua të qëndroj këtu”, tha Bakayoko.

Pritet që kuqezinjtë të paguajnë klauzolën (40 milionë euro) për të blerë 100% kartonin e lojtarit. Në këtë transferim mund të hyjë edhe Kessie, që mund të udhëtojë në kah të kundërt, duke kaluar të blutë e Londrës sezonin e ardhshëm.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchster City-Southampton. Rezultati 0-0

Delo.autor

Bien pretendimet e Realit/ Spanjollët duan të transferojnë “dështakun” e Liverpoolit

Isa.Autor

SKANDAL NË LAÇ/ Ja momenti kur goditet trajneri i Partizanit në kokë dhe rrëzohet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment