Basketball

ISH-BASKETBOLLISTI JABBAR/ Ikona e NBA-së nxjerr në ankand unazat e titullit kampion, ja arsyeja

Ish-basketbollisti Kareem-Abdul Jabbar është një nga ikonat e NBA-së, 6 herë kampion (1 titull me Milwaukee dhe 5 me Lakers). Ai ka vendosur të nxjerrë në ankand 4 nga 6 unazat që ai ka fituar si kampion. Të ardhurat që do të vijnë do të jepen për bamirësi.

Katër unazat që do të dalin në ankand i përkasin viteve 1980, 1985, 1987 dhe 1988, periudhë kur ai luante me Lakers. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për fondacionin e tij “Skyhook Foundation”, që ndihmon fëmijët për të mësuar lëndët e matematikës, teknologjisë, inxhinierisë dhe shkencave.

“Kur bëhet fjalë për të zgjedhur mes faktit nëse duhet të mbaj unazat dhe trofetë në një dhomë apo për t’i përdorur për t’u dhënë një mundësi fëmijëve, zgjedhja është e thjeshtë. Unë do të vazhdoj betejën për të ndihmuar fëmijët. Do t’i shes unazat”, tha Kareem-Abdul Jabbar, tashmë 71 vjeç.

Related posts

I INFEKTUAR ME COVID-19/ Ish-trajneri i kombëtares së basketbollit shtrohet në spital. Ja gjendja e tij…

Delo.autor

HISTORIKE/ Nis Liga Unike për basketbollin e femrave

Delo.autor

Warriors tregojnë dhëmbët dhe eliminojnë Rockets, tjetër finale ndaj Cavs

Sadik.Autor

Leave a Comment