Futboll Premier League Sport

SOLSKJAER “PUSHTUES” NË PREMIER/ Fitorja ndaj Crystal Palaces, norvegjezi vendos një tjetër rekord

Manchester United duket se po bindet gjithnjë e më shumë që e ardhmja e stolit quhet Ole Gunnar Solskjaer, sepse norvegjezi po thyen rekorde që më përpara i kishte “me të drejtë autori” legjendari Sir Alex Ferguson.

Që prej uljes në stolin e Red Devils, Ole Gunnar Solskjaer duket se po bën të pamundurën për të imituar mësuesin e tij dhe pas rekordit me 8 fitore në 8 ndeshjet e para si trajner i United, tashmë vendos edhe një rekord të ri.

Me fitoren arritur të mërkurën në Londër, ndaj Crystal Palace (3-1), United e çon në 8 numrin e fitoreve rresht në transfertë, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e klubit.

Seria spektakolare nisi pikërisht në debutimin e Solskjaer, në Cardiff, ku erdhi triumfi 51. Më pas fitore në Neëcastle, në Londër ndaj Tottenham-it, në Emirates kundër Arsenalit për Kupën FA, fitoret në Leicester e Fulham, fitore ndaj Chelsea-t për Kupën FA dhe suksesi i fundit, në Selhurst Park.

Diçka e paparë në histori, Man Utd është perfekt jashtë fushe dhe Solskjaer është kthyer në “pushtues”, duke fituar edhe në fusha shumë të vështira. Megjithatë, të mërkurën e ardhshme viziton PSG dhe aty është prova më e vështirë e karrierës së tij në stolin e United.

Related posts

Pogba: Këta janë tre lojtarët me të cilët ëndërroj të luaj

Sadik.Autor

“TË MENDOJA DHE LUTESHA ÇDO DITË PËR TY”/ Mesazhet prekëse të miqve për ndarjen nga jeta të 34-vjeçarit (FOTO)

Delo.autor

Nga ferri në parajsë, më i miri i ‘France 2016’ do ta shikojë Botërorin nga TV

Sadik.Autor

Leave a Comment