Boks

NË PRITJE TË DUELIT DHE RIVALIT/ Tyson Fury: Do të pushtoj Amerikën dhe do të bëhem…

Në pritje të konfirmimit të datës së duelit të radhës dhe rivalit, boksieri britanik Tyson Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierë, ka deklaruar se Amerika po pret kampionin e ri. Ai do të vijë nga Britania e Madhe, por nuk është Joshua.

“Amerikanët e mësuam emrin tim, por tani do të shohin edhe veprat e mia. Kam nisur një mision në Amerikë dhe nuk do të ndalem pa e përmbushur atë”, tha Tyson Fury, ish-kampion i botës në peshën e rëndë.

Boksieri britanik barazoi në duelin e 2 dhjetorit ndaj Deontay Wilder, sfidë e zhvilluar në Los Anxhelos. Pas kontratës së re me televizionin ESPN, Fury do të zhvillojë në Amerikë edhe sfidat e radhës, duke shtyrë pa afat revanshin me Wilder.

“Do t’i ngjis shkallët një e nga një, siç bëra edhe herën e parë kur u shpalla kampion bote. Këtë herë do ta realizoj këtë gjë në Amerikë, me një strategji tjetër, që do të më bëjë edhe më të pasur”, u shpreh Fury.

Related posts

Rivali turk nuk e “kapërdin” humbjen, KETA i plotëson dëshirën kundërshtarit

Isa.Autor

Khabib bisedime me McGregor, dueli për titull brenda 2018-ës

Sadik.Autor

Krasniqi mbron titullin ndaj kundërshtarit nga MMA-ja/ Boksieri: Luftova në çdo moment me…

Isa.Autor

Leave a Comment