Formula 1

EVIDENTON DY GARAT E PARA TË F1/ Drejtori i Ferrarit: Nuk na mundin rivalët, por fati dhe gabimet tona

Gabime dhe fat i keq. Janë këto dy fjalët dhe drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto ka evidentuar si një përmbledhje të dy garave të para të Botëorit 2019 në Formula 1. Shefi i makinës italiane nuk pranon se Mercedes është më superior se Ferrari në pistë. Sipas tij, disa gabime në Australi dhe fati i keq në Bahrein kanë ndikuar në paraqitjet e makinës italiane. “Në ty dyja garat kemi qenë ne ata që i kemi dhënë mundësi Mercedes të fitojë”, tha Binotto.

“Ajo që bëjmë çdo ditë, çdo fundjavë dhe çdo garë nuk është e lehtë. Ky është një sport kur deri në fund gjithçka mund të ndodhë, siç na ndodhi ne në Bahrein. Nuk jemi të përkryer, kemi ende punë, por fati në garën e fundit nuk ishte me ne. Ndërsa për gabimet në Australi nuk dua të diskutoj, ato i lamë pas krahëve dhe treguam se kush jemi në Bahrein. Duhet të inkurajojmë pilotët tanë për sfidat e radhës, pasi kampionati është i gjatë”, tha Binotto.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari në krizë: Nuk e kuptojmë ç’po ndodh, pilotët s’kanë më besim

Delo.autor

Hamilton lutet për shi: Garë e humbur, këtu e pamundur të parakalosh

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc optimist: Ferrari në Silverstone si Italia në Europian

Delo.autor

Leave a Comment