Futboll Ligue 1 Sport

PAS ZJARRIT SHKATËRRUES TË “NOTRE-DAME”/ PSG ka nisur të mobilizojë të gjitha forcat e klubit, ja qëllimi kryesor

Një ditë pas zjarrit shkatërrues të Katedrales së Notre-Dame në Paris, Paris Saint-Germain është shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, ashtu si i gjithë qyteti, dhe e konsideron si një katastrofë.

PSG ka nisur të mobilizojë të gjitha forcat e klubit, përfshi partnerët, si dhe një komunitet të madh të tifozerisë, në kryeqytetin francez dhe jashtë shtetit.

Qëllimi është të stimulojë dhe të marrë pjesë në një sërë iniciativash, duke përfshirë mbledhjen e fondeve që do të jenë pjesë e donacioneve për të rindërtuar ndërtesën në vitet e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, PSG ka shprehur admirimin dhe solidaritetin për zjarrfikësit e Parisit, të cilët kanë bërë çmos për të shpëtuar sa më shumë katedralen. Klubi gjithashtu premton se do të mbështesë zjarrfikësit.

Related posts

Largimi nga PAOK-u, vjen oferta e parë për Ergys Kaçen

Q.Autor

ZYRTARE/ Vdekja e atdhetarit Demaçi shtyn testimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Isa.Autor

Mund Luftëtarin, Skënderbeu arrin kuotën 60 pikë dhe distancë +18 ndaj kampionëve

Q.Autor

Leave a Comment