Formula 1 Të tjera

Verstappen: Dua një makinë të shpejtë dhe të garoj për titull

Max Verstappen mendon vetëm se si të fitojë titullin kampion bote në Formula 1, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe sot, gjatë një interviste të dhënë për mediat. “Mendoj se duhet të besojmë gjithnjë në forcat tona, ose, në të kundërt, më mirë të qëndrojmë në shtëpi. Kështu bëj edhe unë, kam besim se do t’ia dal mbanë të fitoj titullin kampion. Objektivi im është të jap maksimimin në pistë dhe të fitoj”, u shpreh Max Verstappen, që garon me Red Bull.

“Nuk dua që të më krahasojnë me askënd, pasi ajo që dua është t’i ngjaj vetes time. Nëse më krahasojnë me Senna apo Schumacher më bëhet qejfi, pasi tregon se kam bërë një punë të mirë. Por unë punoj për të qenë vetja ime, pasi në Formula 1 mjafton një moment për të kaluar nga një kampion në një idiot. Shpresoj shumë që gjatë 2018-ës të kem një makinë të shpejtë dhe të kem mundësi të dueloj për titull”, tha 20-vjeçari Verstappen.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Dorëzohet edhe Formula 1. Anullohen garat e Australisë, Bahrein e Vietnamit

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Alonso: Kur shoh Mick në pistë më kujtohet babai i tij, Michael

Delo.autor

TENIS/ Nuk ka surpriza në US Open, Alcaraz triumfon lehtësisht ndaj amerikanit Opelka

F.autor

Leave a Comment