Formula 1 Sport

“FORMULA 1” ÇMIMI I MADH I MONACOS/ Leclerc kthehet në shtëpi: Shpresoj të vijë “shpërthimi” i Ferrarit

Këtë fundjavë Formula 1 do të zhvendoset në Principatën e Monacos, ku më datën 26 Maj do të zhvillohet edhe gara e gjashtë sezonale, pas 5 të parave të dominuara tërësisht nga dy makinat Mercedes, me Hamilton e Bottas që kanë këmbyer vendet e par ame njëri-tjetrin.

Një fillim tejet i dobët për Ferrarin këtë sezon, sepse pas 5 garash, “kokëkuqja” nuk numëron asnjë triumf apo vend të dytë, ndërsa vetën më dy raste, njëherë me Vettel dhe një herë me Leclerc, ia ka dalë të ngjitet në podium.

Pikërisht ky i fundit, duket i frymëzuar këtë fundjavë, pasi gara do të zhvillohet në “shtëpinë” e tij, ndërsa në një intervistë të dhënë për mediat franceze, ka theksuar se shpreson që në Çmimin e Madh të Monacos, të vijë edhe shpërthimi i Ferrarit.

“Kemi bërë disa teste dhe ende nuk mund të themi se i jemi afruar Mercedesit, por inxhinierët tanë po punojnë shumë për të gjetur një zgjidhje. Shpresoj shumë që gara e Monacos, të sjellë edhe “shpërthimin” e Ferrarit, pasi është e pabesueshme që ende nuk kemi fituar në asnjë pistë”, tha Leclerc.

Related posts

TRAGJEDI NË “ALLIANZ ARENA”/ Vdes mbesa e lojtarit të Paderbornit në stadium!

Delo.autor

MEMA NË HALL/ Tirana “zhytet” në Gjirokastër, Lufëtari fiton me përmbysje

Isa.Autor

ËNDËRRON TË LUAJ NË NJË KLUB TË MADH/ Ylli i Atalantës do kuqezinjtë e Milanit, drejtuesit e snobojnë

Delo.autor

Leave a Comment