Futboll Sport

AKSIDENTI TRAGJIK/ Djali Reyes i prek të gjithë me letrën e lamtumirës për të atin (FOTO)

Jose Antonio Reyes Lopez, i ka dhënë lamtumirën babait të tij, ish-futbollistit të Spanjës, Real Madridit dhe Arsenalit, Jose Antonio Reyes, përmes një letre emocionale në rrjetin social Instagram.

Ish-ylli i Real Madridit, Atletico Madridit, Sevillës, Espanyolit dhe Arsenalit vdiq në një aksident rrugor tragjik të shtunën në mëngjes.

“Ky është momenti i fundit që ne e kaluam së bashku, baba”, shkroi Jose Antonio Reyes Lopez, i cili luan futboll në akademinë e Leganes.

“Atë ditë (kur u shkrep fotoja), ju më dhatë një këshillë siç gjithmonë e ke bërë, por sot, ti nuk u ktheve më dhe për mua është një ditë e rëndë”, shtoi ai,

“Gjithmonë do të jem shumë krenar me ty baba. Ne nuk e kemi kaluar tërë kohën tonë së bashku, por vetëm ti dhe unë e dimë se sa shumë e donim njëri-tjetrin. E di që ti do të kujdesesh për mua nga parajsa dhe unë kurrë nuk do të të harroj”, shkroi ai.

“Të dua, baba”, e mbyll letrën prekëse djali i Jose Antonio Reyes.

 

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ish-numri 1 në botë e tenisit merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Delo.autor

Flet nëna e Dani Alves: Jemi të shkatërruar që po humbet Botërorin

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Kastrioti. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment