Futboll

Eto’o largohet nga Antalyaspor, shumë pranë një tjetër klubi turk

Samuel Eto’o ka zgjidhur konsensualisht kontratën e tij me klubin turk të Antalyasporit, pas 2 sezonesh e gjysmë të kaluara aty. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi turk, që përshëndeste kamerunasin, që në 77 ndeshje, shënoi 44 gola për ta.

Gjithsesi, ish futbollisti i Barçës dhe Interit do të vijojë të qëndrojë në Turqi, pasi ka marrë një tjetër ofertë nga kampionatin atje. Mediet turke raportojnë se Eto’o është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën e Konyasporit, të një kontrate prej 1 viti e gjysmë.

Kamerunasi ka fituar dy herë Champions Leaguen, fillimisht me Barcelonën nën urdhrat e Guardiolës dhe më pas me Interin e Mourinhos, ku fituan gjithçka të mundshme.

Related posts

VENDOS BAST MBI TË PANJOHURIN/ Cassano: Shënojeni këtë emër, do të bëhet top player një ditë (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Mjaftojnë 4 minuta lojë, sulmuesi Kane ndëshkon Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

ROMA – REAL MADRID/ Rikthimi i Solarit, sa do të ndikojnë kujtimet e tij për sfidën e sotme?

Isa.Autor

Leave a Comment