Formula 1 Sport Të tjera

MERCEDES TRIUMFON NË FRANCË/ Formula 1 bëhet monotone nga Lewis Hamilton

Formula 1 këtë sezon duket se do të sjellë monotoni të tepërt, për shkak të dominimit absolut të skuderisë së Mercedes.

Edhe në Çmimin e Madh të Francës nuk kishte befasi, me dy pilotët e Mercedes që kapën dy pozicionet e para.

Lewis Hamilton edhe njëherë tregoi se këtë edicion vështirë se do të ketë kundërshtarë për titullin e kampionit të botës, ndërsa pas tij u rendit Valtteri Bottas.

Në podium u ngjit edhe Charles Leclerc i Ferrarit, që la pas Max Verstappen të Red Bull dhe Sebastian Vettelin.

Për pilotin britanik kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe e gjashta në total, duke kryesuar bindshëm në ranglistën e përgjithshme për pilotë.

Sa i përket renditjes së makinave, sigurisht që Mercedes është i pari, i ndjekur nga Ferrari dhe Red Bull.

Related posts

DANI ALVES MBËRRIN NË BRAZIL/ Shikoni si “çmenden” tifozët e Sao Paulos (VIDEO)

Delo.autor

SFIDON TË KALUARËN DHE MBROHET NGA AKUZAT/ Trajneri Nagelsmann: Nuk do të rinovonte me Bayern…

Delo.autor

YLLI KROAT LARGOHET NGA INTERI/ E ardhmja e Perisic do të jetë në Premier tek…

Delo.autor

Leave a Comment