Futboll Sport

MJEKËT SHMANGIN TRAGJEDINË/ Kupa e Afrikës, lojtari rrezikonte të vdiste në fushë (FOTO)

Kameruni do të përballet ditën e nesërme me Guinea-Bisaun në takimin e vlefshëm për Grupin F të Kupës së Afrikës, teksa një kontroll rutinë para kësaj sfide i ka shpëtuar jetën sulmuesit kamerunas, Joel Tagueu.

Pas kontrollit ka rezultuar se sulmuesi 25-vjeçar nuk mund të marrë pjesë në këtë aktivitet për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

Bëhet fjalë për probleme kardiake, teksa sipas mjekëve, ekzistonte mundësia që futbollisti i Maritimos të vdiste në fushë.

Sulmuesi u aktivizua 28 minuta në përballjen miqësore ndaj Malit në datën 14 qershor.

I çuditshëm është fakti se problemi i rëndë shëndetësor nuk ishte përcaktuar më herët, teksa sulmuesi është ndaluar kategorikisht që të aktivizohet.

Nuk dihet nëse Tagueu do të mund të luajë më futboll.

Related posts

DËMTOHET SËRISH BROJA TE EVERTONI/ Viti 2025 nis keq për sulmuesin e Kombëtares

F.autor

Revolucioni filloi nga mbrojtja/ Ja si Klopp e bëri Liverpoolin kandidat për titull

Isa.Autor

Cristiano Ronaldo tërheq këmbën “zvarrë”, një tjetër “yll” madrilen drejt Italisë

Isa.Autor

Leave a Comment