Basketball Të tjera

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë në basketbollin e femrave

Tirana dominon kupën e koshit në basketbollin e femrave. Ekipi bardheblu triumfoi në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi mundi 73-57 Goga Basket në sallën sportive “Feti Borova”. Një triumf i merituar për vajzat bardheblu pas një finaleje të luftuar, por që në fund shkoi për vajzat e drejtuara nga Roland Vrami.

Tirana dominoi në periodën e parë, por Goga Basket u përgjigj në periodën e dytë me një rezultat të pjesshëm 21-14, aq sa shifrat në pushim shënonin vetëm +2 për skuadrën bardheblu, 42-40. Në periodën e tretë dhe të katërt diferencat në parket mes dy skuadrave u bënë evidente me Tiranën, që arriti të thellojë më tej rezultatin duke dominuar sidomos fraksionin e fundit.

Për Goga Basket ndikoi mbi të gjitha mungesa e stolit por dhe dëmtimi i Lalajt në periodën e dytë. Për Tiranën, ky ishte një rikthim te trofeu pas 6 vitesh.

Related posts

FORMULA 1/ Kryevepër e Verstappen, mposhten Mercedes në Silverstone. Leclerc i katërti

Delo.autor

EUROLEAGUE/ Humbasin Milano e Real Madrid, Barcelona përfiton dhe shkëputet

Delo.autor

PAMJET QË BËRI XHIRON E BOTËS/ Kur Conor Mcgregor takon Putinin dhe mërziti forcat e sigurisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment