Futboll Sport

NXITI KAMARIERIN TË HIDHEJ NË DET ME MOTOR/ Balotelli nën hetim nga policia italiane (VIDEO)

T’i paguash 2 mijë euro një kamerieri për t’u hedhur në det me gjithë motor mund të duket gallatë dhe është një nga bëmat e radhës të Mario Balotelit. Por këtë radhë sulmuesi italian nuk e ka menduar edhe aq mirë atë që ka bërë, pasi ngjarja është nën hetim nga policia dhe për të do të hapet shpejt çështje penale.

Video e kamerierit që hidhej në ujë në një port në Napoli, e shpërndarë edhe nga vetë Baloteli, ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Por sigurisht që të hedhësh një motor në ujëra publik është ndotje e ambientit, kundravajtje penale, e kjo video provon saktësisht që një veprim i tillë është kryer me urdhër të sulmuesit italian i cili ka “nxitur” një person tjetër ta bëjë një gjë të tillë.

Sipas mediave italiane, policia ka grumbulluar videot e shpërndara në rrjete sociale nga lojtari por edhe persona të tjerë që po e ndiqnin atë moment e së shpejti do të depozitojë ankesën në prokurorinë e Napolit për të hapur çështje penale. Ajo do të jetë ndaj Balotelit, që nuk i shmanget një gjobe, ashtu si edhe ndaj kamerierit i cili rrezikon t’ia kalojë shtetit ato 2 mijë euro që fitoi se hodhi në det motorin e tij.

Related posts

NGA BARAZIMI NDAJ MOLDAVISË TEK MUNGESAT E SHUMTA ME GREQINË/ Trajneri i “Dardanëve”: Në fushë vetëm për fitore…

Delo.autor

MASAKRUAN ZYRTARËT E SHTETIT/ Putin nuk njeh falje, PLAS NË BURG dy futbollistët rusë

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Piatek vazhdon ndjekjen e Batistutës, shënon gol në ndeshjen e 7-të radhazi

Isa.Autor

Leave a Comment