Futboll Ligue 1 Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Sheiku gjen pasuesin e Buffon, vjen nga Chelsea

Kanë kaluar vetëm pak orë, por PSG e ka gjetur tashmë pasuesin e Gianluigi Buffon. Kampionët e Ligue 1 kanë zyrtarizuar marrëveshjen me portierin polak, Marcin Bulka.

19 vjeçari vjen nga Chelsea me parametra zero, duke u kthyer në një goditje të zgjuar nga ana e drejtorit sportiv, Leonardo, që përpos futbollistëve të konfirmuar mendon dhe për të ardhmen.

“PSG ka ndihmuar shumë lojtarë të rinj të tregojnë potencialin e tyre në vitet e fundit. Pas përvojës sime në Angli, kërkoj që të bëhem akoma dhe më i mirë diku tjetër”-ishin fjalët e para të Bulka.

Talenti i portës polake ka firmosur për 3 sezone me PSG-në.

Related posts

Guri: Ndeshja më e mirë në karrierë, pres një ftesë nga Panuccci

Sadik.Autor

PRESIDENTI I “UFC” ZBULON SEKRETIN/ Ja kur do të ndeshen McGregor dhe Khabib

Delo.autor

Transferimi i “çmendur” i merkatos/ Icardi do shkëmbehet me “yllin” spanjoll

Sadik.Autor

Leave a Comment