Sport Të tjera Tennis

TRIUMFOI PËR TË PESTËN HERË NË “WIMBLEDON”/ Babai i Djokovic sërish polemika me Federer

Novak Djokovic triumfoi për të pestën herë në grand slam-in e Wimbledon, por është ende larg rekordit të 8 fitoreve të Roger Federer. Gjithsesi, Srdjan Djokovic, babai i tenistit serb, shprehet se djali i tij do ta thyejë këtë rekord.

Srdjan gjithnjë ka krijuar dhe patur polemika me Federer, të cilin vjet e quajti një “burrë të vogël”. Ndërsa në shkurt, pas triumfit të Novak në Australian Open, u shpreh se djali i tij do ta thyejë rekordin e 20 grand slam që mbahet nga zicverani.

“Jemi në gjysmën e rrugës. Me shumë gjasa, ku numër i 5 fitoreve në Wimbledon do të dyfishohet. Unë dhe shumica e serbëve jemi krenarë për të. Do t’ia dalë mbanë të thyejë rekordet e Federer”, u shpreh Srdjan Djokovic.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ E pabesueshme, Silva ndëshkon Sporting me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Real Madrid arrin akordin me Hazard për 130 milionë euro, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

JUVENTUS-LAZIO/ Kampionët në fuqi kalojnë në avantazh me anë të Pjaniç (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment