Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Teuta arrin marrëveshjen me ish-“gardianin” korçar… (FOTO)

Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e Teutës. Pasi i dha fund aventurës 2 vjeçare me Kukësin, gardiani korçar ka firmosur me “djemtë e detit”, teksa do të zëvendësojë Isli Hidin e larguar.

Me afrimin e 28-vjeçarit, durrsakët kanë zgjidhur përfundimisht çështjen për sa i përket katërkëndorit. Në të kaluarën Frashëri ka qenë pjesë e Arisit në Greqi, teksa në Superiore ka mbajtur veshur fanellën e Bylisit, Tiranës dhe Flamurtarit.

Mësohet se Frashëri i është bashkuar ditën e sotme Teutës, teksa është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Shkëmbi.

Related posts

Milan – Sassuolo/ Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

“TREGON PËRKUSHTIMIN DHE CILËSINË E TIJ”/ Legjenda e Barcelonës: Sergio Ramos, një nga më të mirët në…

Delo.autor

SPEKTAKLI KUQEZI NË NOTA/ Hysaj-Gjimshiti më të vlerësuarit, zhgënjen dyshja Cikalleshi-Uzuni

F.autor

Leave a Comment