Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Armando Sadiku firmos me klubin e ri spanjoll… (FOTO)

Armando Sadiku është zyrtarisht tashmë me skuadër të re. Sulmuesi shqiptar në momentet e fundit të merkatos, ka firmosur me Malagën, duke shkuar në huazim për një vit me skuadrën në të cilën aktivizohet edhe Keidi Bare.

Fillimisht, ai do të regjistrohet me Malaguenën, skuadrën e dytë ku edhe do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të kalojë me skuadrën e parë të Malagës.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi spanjoll, që këtë sezon dështoi të ngjitej në La Liga.

Related posts

Shqiptarët protagonistë në merkato, Malaga kërkon mbrojtësin e kombëtares

Isa.Autor

Mancini zbulon planet dhe pranon: E kisha ëndërr Kombëtaren

Sadik.Autor

Ish-futbollisti i disa skuadrave, trupi që vazhdon të godasë rrjetet sociale (fotot)

Sadik.Autor

Leave a Comment