Futboll Sport

“NUK BËHESH KAMPION ME 5 NDESHJE”/ Mancini flet për dy yjet e Italisë: Duam ekip me…

Italia do të luajë dy ndeshje aspak të lehta për kualifikueset e “Europianit 2020” me Armeninë dhe Finlandën.Roberto Mançini publikoi listën me futbollistët e grumbulluar, ku bie në sy mungesa e dy talenteve Kin dhe Zaniolo.

Të dy këta lojtarë kanë pasur probleme me sjelljen dhe Mançini zbulon faktin përse i ka lënë jashtë duke folur para mediave.

“Do më bëjnë të ndihem rehat për sulmin dhe nuk më pëlqen t’i lë jashtë për dënime, por kjo gjë iu bën mirë dhe i mëson për të ardhhmen. E meritojnë të jenë me ne, por ku të mësojnë do të jenë të pranishëm me grupin. Nuk bëhesh kampion me 5 ndeshje. Duam ekip me cilësi brenda dhe jashtë fushe”, është shprehur Mançini.

Trajneri bën gjithashtu me dije se Kristante nuk ka rikuperuar dot dhe vendin e tij do ta zërë Tonali.

Related posts

Rekordi “negativ” i sulmuesit të Francës, u shpall kampion bote, por nuk arriti asnjëherë që…

Isa.Autor

NGA OZUNI TEK VEDAT MURIQI/ Ja 9 futbollistët e aktivizuar në Superiore që tani vlejnë miliona euro

Delo.autor

NGA VRIONI TEK FAXHOLI/ Ja talentet U-23 që Sarri mendon të dërgojë në fushë me Romën

Delo.autor

Leave a Comment