Futboll Seria A Sport

LAZIO SHPALL LISTËN E EUROPA LEAGUE/ Inzaghi nuk grumbullon njërin prej shqiptarëve, ja emri

Trajneri i Lazios, Simone Inzagi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Europës.

Në të bëjnë pjesë pa diskutim portieri titullar Tomas Strakosha, ndërsa është përfshirë edhe mesfushori që luan me Kosovën, Valon Berisha, i cili duket se ka lënë plotësisht pas krahëve dëmtimin dhe ka besimin e teknikut Inzaghi.

Ndërkohë, jashtë listës ka mbetur mbrojtësi me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Danimarkën, Riza Durmishi.

Futbollisti ishte në planet e klubit për t’u larguar këtë verë, por pasi nuk gjeti një sistemim të ri, mbeti pjesë e ekipit. Megjithatë, për kompeticionin europian nuk do të jetë.

Sakaq, bardhekaltrit janë shortuar në Grupin E dhe do të kenë përballë kundërshtarë si Cluj, Celtic dhe Rennes.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Një tjetër futbollist i Juventusit infektohet nga COVID-19 (EMRI)

Delo.autor

PAMJET/ Gol shqiptarësh në Turqi, Roshi në versionin e kamarierit, Balaj dopietë

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Norwich City-Manchester United. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment