Bundesliga Futboll Sport

KËRCËNON TRAJNERIN E GJERMANISË/ Presidenti i Bayern i hedh “benzinë zjarrit”: Nëse zgjedh Ter Stegen…

Konkurrenca në portën e përfaqësueses së Gjermanisë, ka bërë që Manuel Neuer dhe ter Stegen të “shpërthejnë” në kritika ndaj njëri-tjetrit.

Ishte fillimisht “ylli” i Barcelonës, Marc Andre Ter – Stegen, ai që kishte thënë se nuk e kupton arsyen pse ai qëndron në stol.

Me të njëjtën gjuhë kritike iu përgjigj edhe Manuel Neuer por për t’i hedhur “benzinë zjarrit” ka menduar numri një i klubit bavarez, Uli Hoeness.

Presidenti i Bajernit ka kërcënuar se nuk do t’i lejojë lojtarët e tij të bashkohen me ekipin kombëtar nëse Joachim Low vendos të zëvendësojë Neuerin me Ter Stegenin.

“Nëse kjo ndodh, ne nuk do të dërgojmë më lojtarë në kombëtare”, – tha presidenti i Bayernit për “Sport Bild” pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdas.

Related posts

“PLESHTI” I DHURON TITULLIN BARCELONËS/ Askush si argjentinasi në shekullin e 21-të (VIDEO)

Delo.autor

MBI VËRSHËLLIMAT NË “SAN SIRO”/ Thuram: Donnarumma? Nuk e kuptoj si njerëzit mund të harrojnë kaq shpejt

Delo.autor

“RRËMUJA E ZEMRËS TIME”/ Vajza e Mihajlovic zbulon lidhjen me futbollistin 5 vite më të ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment