Futboll Sport

“DUA TË USHTROJ PROFESIONIN TIM”/ Arsen Venger konfirmon: Do të më shikoni përsëri në pankinë, kam marrë oferta…

Arsen Venger kohët e fundit ka konfirmuar se do të rikthehet përsëri në stolin e një skuadre, teksa emrin e skuadrës nuk e ka treguar.

Tekniku francez aktualisht është i lirë, por konfirmon se po vlerëson ofertat e marra: “Që pas largimit nga Arsenali, kam marrë disa oferta interesante dhe  po i vlerësoj disa prej tyre. Do të më shihni përsëri në një stol. Kohën se kur nuk e di saktësisht.

Më pëlqeu teksa isha pak larg. Megjithatë unë jam i gatshëm të rikthehem përsëri. Nuk mund të jetoj me faktin se nuk do të shkoj në pankinën e një ekipi. Ajo që unë dua është ta ushtroj profesionin tim të trajnerit dhe të ndaj me të tjerët ato që kam mësuar.”, theksoi francez.

Mesa duket së shpejti Vengerin do ta shohim në stolin e një skuadre, emrin e të cilës ai nuk e tregon duke u shprehur se janë disa propozime të cilat po i vlerëson.

Related posts

Dita: Mendoj se e kam merituar formacionin, ja për kë ishte dedikimi i golit

Q.Autor

“A MUND TA IMAGJINONI QË…”/ Mourinho: Imagjinojeni sikur ta bëja unë atë që e bëri Simeone

F.autor

REAL-MILAN/ Ja kur do të luhet SUPERSFIDA për TROFEUN “Santago Bernabeu”

Isa.Autor

Leave a Comment