Formula 1 Sport

I JEP NJË KËSHILLË PILOTIT BRITANIK/ Flet ish-pronari i F1: Ferrari nuk është i përshtatshëm për Hamilton sepse…

Pas zërave të ditëve të fundit se Lewis Hamilton mund të kalojë te Ferrari në vitin 2021, kur dhe mbaron kontrata aktuale me Mercedes, nuk i kanë pëlqyer ish-pronarit të Formula 1, Bernie Ecclestone. Në një intervistë për “Daily Mail”, ai i ka dhënë një këshillë pilotit britanik, që të mos transferohet kurrë te makina italiane. Madje ai i sugjeron Hamilton të tërhiqet nga sporti.

“Ferrari është një vend i çuditshëm pune dhe, përveç të tjerave, Hamilton nuk flet italisht. Lewis është një pilot me të cilin mund të shkosh kollaj dakord, ose e kundërta. Nëse do të isha në vendin e tij, do të fitoja edhe një titull e do të tërhiqesha nga Formula 1, pa shkuar te Ferrari. Ai vend nuk është aspak i përshtatshëm për të”, tha Ecclestone.

Related posts

“SAN SIRO NË FESTË”/ Inter – Cagliari, sulmuesi argjentinas shënon golin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

DALIC SULMON CR7/ RONALDO një EGOIST, nuk do e doja në skuadër portugezin

Isa.Autor

ASIST DHE KARTON TË KUQ/ Ndeshje me dy fytyra i mesfushorit të Kombëtares shqiptare në Kroaci

Delo.autor

Leave a Comment