Futboll Seria A

Cutrone: Ringritja e Milan? Meritat i shkojnë vetëm Gattusos

Patrick Cutrone ka dhënë një intervistë për “Milan TV” menjëherë sapo ka fituar çmimin “Giovane Calciatore”, që i jepet futbollistit të ri më të mirë. “Për mua është një kënaqësi e madh të fitoj këtë çmim dhe të shërbej si frymëzim për futbollistët e rinj. Shpresoj që të jem i rëndësishëm në të ardhmen, për t’i marrë gjithmonë këto lëvdata.” Milan do të luajë kundër SPAL në ndeshjen e ardhshme të Serie A dhe Cutrone nuk e nënvlerëson kundërshtarin: “Duhet të fitojmë me çdo kusht duke treguar mentalitetin e duhur. Paraqitjet tona pasqyrojnë mentalitetin që duhet të kemi deri në fund të sezonit. Ata janë një ekip që meritojnë respekt, sidomos në shtëpinë e tyre.”

Cutrone i jep merita trajnerit të ri të Milan, Gennaro Gattuso, për ecurinë që ka pasur skuadra kuqezi në kohët e fundit, që i jep mundësinë ta shohin me optimizëm pjesën e dytë të sezonit. “Gattuso ka ndihmon shumë. Si rrjedhojë e punës së tij skuadra është rritur ndjeshëm. Tani po bëjmë të pamundurën që në çdo ndeshje të tregojmë se jemi një skuadër e madhe që mund të luftojë për objektiva të rëndësishëm. Tani duam tre pikët në fushën e SPAL edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. Shkojmë në këtë stadium për të fituar, por duhet të bëjmë shumë kujdes sepse ata janë gati të bëjnë gjithçka për të marrë pikët që i nevojiten për mbijetesë.”

Related posts

Salah dhe Guardiola shpallen më të mirët të muajit nëntor në Premier Ligë

Q.Autor

Shaqiri këndon para shokëve, ata qeshin me të (VIDEO)

Sadik.Autor

DY SUPER GOLA PËR 2 MINUTA/ Chelsea mban avantazhin ndaj Brighton (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment