Të tjera

Protesta para stadiumit olimpik para fillimit të ceremonisë së hapjes së Olimpiadës

Pak orë para fillimit të cermonisë së hapjes së Lojërave Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”, event që zhvillohet në Korenë e Jugut, një protest massive ka nisur në mjediset përreth stadiumit olimpik. Në pjesën brenda stadiumit situata duket e qetë, madje ka ende shumë vende bosh, por jashtë stadiumit atmosfera ka qenë më e nxehtë edhe pse ceremonia do të zhvillohet në temperaturë që shkon deri në -10 gradë.

Rreth 200 protestues kanë dalë me pankarta dhe janë konfliktuar me policinë, e cila ka ndërhyrë menjëherë, duke bllokuar protestuesit dhe duke i larguar nga zona përreth stadiumit olimpik, ku sot do të jenë 35 mijë shikues. Marrëveshja olimpike mes dy Koreve, rinisja e dialogut pas gati 50 vitesh janë disa nga arsyet e protestës, duke parë edhe faktin që në krye të delegacionit të Koresë së Veriut është motra e liderit Kim Jong.

Related posts

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ NBA mbyll dhomat e zhveshjes, lojtarët me uniformat e veshura që në hotel

Delo.autor

TENIS/ Pozitiv me koronavirus 3 javë para Australian Open, ish-numri 1 në botë hyn në karantinë

Delo.autor

“GRAND SLAM”/ Veteranët Federer e Serena Williams debutojnë me fitore në Paris

Delo.autor

Leave a Comment